Dita e tretë në Korçë pa raste të reja me koronavirus

Dita e tretë në Korçë pa raste të reja me koronavirus

11:12, 04/04/2020
A+ Aa A-

Duket se pas shumë rastesh të regjistruara në fillim, tashmë juglindja ka rënë në qetësi.

Burimet bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë testuar dy persona që kishin shenja të ngjashme me ato të virusit COVID-19 por të dy përgjigjet kanë rezultuar negative.

Të njëjtat burime tregojnë se edhe pse nuk kishin histori udhëtimi me jashtë apo nuk ishin në listën e personave të kontaktit me të infektuarit, shenjat e paraqitura ishin të ngjashme dhe linin dyshimin e një zinxhiri të ri transmetimi, por përgjigjia rezultoi negative.

Në tre ditët e fundit janë çuar në total nga ky qytet 10 teste me persona të dyshuar dhe të dhjetë kanë rezultuar negative.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco