Edhe Drejtori i Burgut të Rrogozhinës del i infektuar me koronavirus

Edhe Drejtori i Burgut të Rrogozhinës del i infektuar me koronavirus

10:31, 04/04/2020
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm është konfirmuar me koronavirus edhe Drejtori i Burgut të Rrogozhinës së bashku me një nga specialistët e tij duke e çuar në tre numrin e zyrtarëve të burgut të infektuar. Rasti i parë i konstatuar ishte ai i juristit, që bëri që ISSH t'u merrte tamponët e analizave 6 personave, punonjës të këtij burgu, përkatësisht edhe drejtorit, dy specialistëve dhe dy mjekëve si persona kontakti.

Tashmë rezultuan tre të infektuar  nga gjashtë zyrtarët, të vetëkarantinuar tashmë në banesat e tyre dhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

Lajmi se ishte infektuar juristi i këtij institucioni, shkaktoi shqetësim tek të burgosurit, por ABC News  mësoi se 3 personat e infektuar, nuk kishin pasur kontakt me personat që vuajnë dënimin në këtë institucion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco