Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

FOTO/ 'Tentoi të shtypë me makinë... ': Tri akuzat ndaj të arrestuarit nga Interpoli në Kamëz Erjol Ceka, 31 vjeç,

FOTO/ 'Tentoi të shtypë me makinë... ': Tri akuzat ndaj të arrestuarit nga Interpoli në Kamëz

09:09, 04/04/2020
A+ Aa A-

Erjol Ceka, 31 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, i kërkuar nga Interpol Roma, Itali, u arrestua orët e fundit në një operacion policor në Kamëz.

Arrestimi erdhi mbi  bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e këtij personi të kërkuar nga drejtësia italiane, për një sërë veprash penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Kamza".

Ceka do të ekstradohet në Itali. Por cilat janë akuzat që rëndojnë ndaj tij?

Sipas Policisë, autoritetet gjyqësore në Torino, Itali, me vendimin penal Nr. 997/2019 SIEP, datë 17.02.2020, e kanë dënuar këtë shtetas me 13 vjet, 3 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas dyshohet se më datë 17.01.2011, në Asti, Itali, ka tentuar që të shtypë me makinë shtetasin italian S. S., duke i shkaktuar atij plagosje dhe fraktura.

Më datë 14.12.2012, së bashku me një person tjetër, ka vjedhur para dhe sende me vlerë në një bar.

Gjithashtu, më datë 31.01.2015, në bashkëpunim me një person tjetër, ka plagosur rëndë me thikë shtetasin shqiptar A. G.

Materialet e arrestimit të përkohshëm, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco