Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Arrestohen në flagrancë Ronaldo dhe shoku i tij, po vidhnin në një mini-market

Arrestohen në flagrancë Ronaldo dhe shoku i tij, po vidhnin në një mini-market

21:58, 03/04/2020
A+ Aa A-

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit pasi u kapën në flagrancë duke grabitur në një biznes.

Personat e arrestuar janë dy të rinjtë Ronaldo Nuredini, 23 vjeç, dhe Erion Bylykbashi 29 vjeç.

Ata u kapën ndërsa ishin duke vjedhur një mini-market në këtë qytet.

Vetëm 24 orë më parë, mësohet se po këta persona kishin grabitur në një pikë të kompanive celulare. 

Dy të rinjtë janë të dënuar edhe më parë për vjedhje. 

Sipas policisë të rinjtë janë autorë të rreth 20 vjedhjeve

Duke parë kohezionin e veprimtarisë së tyre të paligjshme, me sa duket ata kanë shfrytëzuar edhe situatën e emergjencës ku lëvizjet janë të pakta dhe përgjatë natës në rrugët e qytetit nuk ka asnjë lëvizje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco