Ndërron jetë një pacient 75-vjeçar, shkon në 17 numri i të vdekurve

Ndërron jetë një pacient 75-vjeçar, shkon në 17 numri i të vdekurve

15:45, 03/04/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në spitalin infektiv ka ndërruar jetë një pacient 75-vjeçar, duke e çuar kështu në 17 numrin e personave që kanë vdekur në vend nga koronavirusi.

NJOFTIMI

Në spitalin infektiv ka ndërruar jetë një pacient 75-vjeçar.

Pacienti ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, teksa vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni. Pacienti me inicialet A.C., ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërkohë që, gjendja e tij shëndetësore është rënduar në mënyrë të menjëhershme.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë rekord, pacienti nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u bën edhe një herë thirrje qytetarëve, që të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat e distancimit social dhe të izolimit, të cilat janë të domosdoshme për frenimin e përhapjes së COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco