Të mbëtur në tokë neutrale, shqiptarët lejohen të hyjnë në dogana Foto ilustruese

Të mbëtur në tokë neutrale, shqiptarët lejohen të hyjnë në dogana

09:55, 03/04/2020
A+ Aa A-

Pas 16 orësh qëndrimi janë lejuar të hyjnë në atdhe dhjetra shqiptarë të cilët kishin mbetur në në tokë neutral mes Malit të Zi dhe Greqisë dhe Shqipërisë.

Ata u lanë të qëndronin me orë të tëra në tokë neutrale duke u sugjeruar të ktheheshin nga kishin ardhur pa i lejuar të hynin në atdhe.

Gazetarja e Ora Neës nga Gjirokastra informon se janë lejuar të kalojnë 30 persona ndërsa 10 të tjerë janë kthyer mbrapsht.

“Situata sot është më e qetë. Sipas burimeve zyrtare nga pika kufitare e Kakavijës mëngjesin e sotëm as mbrëmjen e djeshme nuk ka pasur emigrantë në tokë neutrale. Pas apelit të bërë në Ora Neës disa janë lejuar. “

Shtetasit nuk ishin pajisur me autorizimin përkatës të konsullatës greke.

Gazetarja informon se kufiri është tërësisht i bllokuar dhe asnjë kalim i këmbësorëve nuk lejohet nëse nuk kanë leje përkatëse. Në Kakavijë do të lejohet vetëm kalimi I kamionëve me mallra ushqimore dhe farmaceutike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco