Qytetari ka mbetur në kufi me Malin e Zi, telefonon MEPJ: Rri aty, ose shkruaj Ramës

Qytetari ka mbetur në kufi me Malin e Zi, telefonon MEPJ: Rri aty, ose shkruaj Ramës

20:49, 02/04/2020

Shumë shqiptarë kanë vështirësi për të hyrë në vendin tonë në pikat e kalimit kufitar, veçanërisht që prej ditës së djeshme për shkak të mbylljes së kufijve.

Një prej tyre ka komunikuar me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, të cilët i kërkojnë qytetarëve që të qëndrojnë në vendet ku ata janë.

Qytetari thotë se disa punëtorë kanë mbetur në doganën shqiptar në pikat e kalimit kufitar me Malin e Zi pasi policia nuk i lejon të hyjnë në Shkodër.

Qytetari thotë se ata kanë qenë punëtorë në shtetin malazez dhe për shkak të mbylljes së punës atje janë të detyruar të kthehen pasi pronari nuk mund t’i paguaj pa punuar. Zyrtari i thotë qytetarit që t’i shkruaj kryeministrit në Facebook.

Qytetari: Fola me ambasadorin shqiptar në Mal të Zi dhe ma komunikoi miqësisht që unë nuk mundem se ata janë punëtorë. Ne punojmë në Mal të Zi ngaqë e kemi këtu afër. Ai tha nuk është rast urgjent dhe nuk mund të lëshojë letër. Ne nuk jena rast urgjent por nuk kena ku me shku. Ku duhet të shkojnë këta persona?

Zyrtari: Kur shkuan? A mund të ma shpjegosh?
Qytetari: A ka një nen Kushtetuta e Shqipërisë që thotë se shtetasit shqiptarë nuk mund të ndalohen të hyjnë në Shqipëri. Ke ndonjë vendim që është shpallur luftë?

Zyrtari: Po! Është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore.
Qytetari: Gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk është luftë. Janë dy terma të ndryshme. Luftë? Me kë po lufton?

Zyrtari: Me virusin!
Qytetari: Dhe po lë shqiptarët nëpër dogana rrugëve. Më jep rrugëzgjidhje. Ata janë punëtorë ku duhet të shkojnë?

Zyrtari: Nuk po bëjmë gjyqin.
Qytetari: Më jep zgjidhje.

Zyrtari: Ne trajtojmë rastet urgjente. Kur kanë udhëtuar?
Qytetari: Ka një muaj!

Zyrtari: Pse nuk u kthyen. Deri pardje mund të ktheheshin. Unë me këtë punë merrem.
Qytetari: E di që nuk Tuz dhe Podgoricë nuk lejohet me lëvizë? Ka 14 ditë që nuk lejohet me lëviz në Mal të Zi.

Zyrtari: Të marrin leje nga policia.
Qytetari: Kanë marrë leje dhe janë kthyer në doganën shqiptare.

Zyrtari: Të kthehen atje ku ishin!
Qytetari: Po nuk mund të kthehen se malazezi e ka mbyllur punën dhe nuk mund t’i mbajë për qejf.

Zyrtari: Po të them që nuk është rast urgjent. Do kthehet mbrapsht.
Qytetarët: Malazezët nuk i lënë të kthehen.

Zyrtari: Të qëndrojë aty! Shkruaji kryeministrit në Facebook për problemin që ke. Është qëndrimi i kryeministrit ky.
Qytetari: Me i shkru kryeministrit me u kthy në Shqipni veç ty të dëgjoj. Ligjin e bën kryeministri apo si funksionon?! Nuk ka akt normativ që ndalon kthimin në Shqipëri. Ne jemi në hall dhe ti qesh.

Zyrtari: Ty nuk po të lë Policia e Shtetit të kalosh.
Qytetari: Po sikur t’ia fusim malit dhe na kap policia për thyerje kufiri. Më çon në burg? Jepni zgjidhje që të mos bëhet qesharake. Po të thesh kufirin i çojnë në burg. Hajt se po kalojmë malit…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco