SKANDAL/ Policia greke i la të lirë, Shqipëria u mbyll kufirin shqiptarëve me hekura

SKANDAL/ Policia greke i la të lirë, Shqipëria u mbyll kufirin shqiptarëve me hekura

16:07, 02/04/2020

Policia greke e Kakavijës ka lënë të lirë 60 shtetasit shqiptarë që kishin mbërritur me autobusë në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Athina.

Menjëherë pasi janë lënë të lirë ata kanë tentuar që të hyjnë në Shqipëri, mirëpo kufiri është mbyllur me porta të hekurta, dhe me prani të madhe të policisë vendore të Gjirokastrës.

Rrjedhimisht shqiptarët kanë mbetur të bllokuar në tokën neutrale dhe do të duhet një ndërhyrje nga lart në mënyrë që ata të lihen të lirë.

Bllokimi i shtetasve shqiptarë në kufi nga shteti amë është shkelje antikushtetuese.

Prej dy ditësh mbyllja e kufirit me Greqinë ka shkaktuar probleme dhe amulli dhe dhjetra qytetarë shqiptarë, të cilët duan që të kthehen në shtëpitë e tyre, dhe nuk kanë marrë asnjë sqarim nga ana e autoriteteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tani02/04/2020 18:50

qeveri qelbesirash

Shto koment

Denonco