'21 ditë i shtruar te Infektivi’, Manastirliu publikon mesazhin e pacientit të shëruar: Kam rilindur…

'21 ditë i shtruar te Infektivi’, Manastirliu publikon mesazhin e pacientit të shëruar: Kam rilindur…

13:49, 02/04/2020
A+ Aa A-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon në “Facebook” dëshminë e 66-vjeçarit nga Fieri, që mposhti koronavirusin dhe ka lënë sot spitalin, duke u kthyer në shtëpi.

Duke falënderuar stafin mjekësor, Manastirliu shkruan se 66-vjeçari kaloi 21 ditë të vështira tek Infektivi, pasi vuante edhe nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje post infarkti të miokardit.

Mesazhi i Manastirliut:

“Kam rilindur për së dyti” – Dëshmia e 66-vjeçarit nga Fieri që sot u kthye në shtëpi, pranë familjes, pas 21 ditësh të vështira në spitalin infektiv!
Punë fantastike e stafit mjekësor, për trajtimin me sukses të 66-vjeçarit, i cili vuante nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje post infarkti të miokardit??
Sot është i shëruar????????
#FORCA ekipi i Infektivit
#JEMIMEJU

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco