Të dhëna alarmante: Mes të infektuarve shumë fëmijë, mosha mesatare shkon 50 vjeç

Të dhëna alarmante: Mes të infektuarve shumë fëmijë, mosha mesatare shkon 50 vjeç

11:45, 02/04/2020
A+ Aa A-

Në raportimin zyrtarë të ditës së enjte të dalë nga Ministria e Shëndetësisë, bien në sy disa të dhëna mjaft shqetësuese për situatën e koronavirusit në Shqipëri.

Kështu mes 277 rasteve të identifikuara deri më sot, janë edhe 8 fëmijë.

Gjithashtu mosha mesatare e të prekurve nga 62 vjeç është ulur në 50 vjeç.

Por lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit kemi 9 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76. Po ditën e sotme janë testuar edhe 9 personel shëndetësor, të cilët kanë rezultuar negativë.

Aktualisht në shërbimin infektiv  janë 81 të shtruar dhe 8 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco