Harta zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Has, Elbasan, Shkodër dhe Pukë

Harta zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Has, Elbasan, Shkodër dhe Pukë

11:34, 02/04/2020

Instituti i Shëndetit Publik deklaroi sot se janë 8 fëmijë të infektuar nga koronavirusi në vend. 

"Në 24 orët e fundit janë testuar 96 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 18 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1919 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 277 raste, nga të cilët vetëm 8 janë fëmijë. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç. 

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 9 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76. 

Sot janë testuar edhe 9 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar negativë," tha Rovena Daja e ISHP.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar. 

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Has, Elbasan, Shkodër dhe Pukë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë 143 raste
- Durrës 30 raste
- Lushnje 4 raste
- Elbasan 8 raste
- Fier 23 raste
- Kavajë 6 raste
- Rrogozhinë 2 raste
- Korçë 16 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 10 raste
- Lezhë 6 raste
- Berat 1 rast
- Has 8 raste
- Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
- Pukë 4 raste
- Mirditë 2 raste

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

endriti apo jo!02/04/2020 11:45

........ qe do te thote edhe 20 dite me shume karAntine per shqipot! Ah mor popull ordiner!

Shto koment

Denonco