Vdes një tjetër person nga koronavirusi, shkon në 16 numri total

Vdes një tjetër person nga koronavirusi, shkon në 16 numri total

11:23, 02/04/2020
A+ Aa A-

Vdes një tjetër pacient nga koronavirusi. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78-vjeçar te Infektivi.

"Ju bëjmë me dije se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78- vjeçar nga Durrësi, i konfirmuar me COVID-19. 78-vjecari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Deri tani janë 16 persona që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri," deklaroi Rovena Daja e ISHP. 

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar. 

ISHP konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 18 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 277.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco