FOTO/ Ke shkelur ndalimqarkullimin? Shih si është gjoba që të vë Policia

FOTO/ Ke shkelur ndalimqarkullimin? Shih si është gjoba që të vë Policia

11:00, 02/04/2020
A+ Aa A-

Kjo është fleta e gjobës që do të plotësojë Policia e Shtetit për qytetarët që do të kapen në shkelje të urdhrave të ndalimqarkullimit.

Të shumta janë rastet e mosrespektimit të masave për ndalimin e përhapjes së epidemisë dhe të pakta gjobat e venda nga Policia. Por duket se situata do të rëndohet.

    Vetëm dje në të gjithë vendin janë evidentuar 20 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

    Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 111 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, në orët e pasdites, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

    Në të gjithë vendin janë konstatuar 9 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative.

    Policia apelon për qytetarët se nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.

    Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

    Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre.

    Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

     

      © SYRI.net

      Lexo edhe:

      Komentet

      Shto koment

      Denonco