Prej 6 muajsh në kërkim, vetëdorëzohet ish-kreu i ALUIZNI-t

Prej 6 muajsh në kërkim, vetëdorëzohet ish-kreu i ALUIZNI-t

10:07, 02/04/2020
A+ Aa A-

Është vetëdorëzuar në polici, ish-kreu i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi, i cili prej 6 muajsh ishte në kërkim.

Pas dorëzimit me ndërmjetësim, gjykata e Durrësit e ka lënë në arrest shtëpie. Mësohet se Gjuzi ka deklaruar se ai nuk e ndjen vetën fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij, por i është shmangur arrestimit pasi dyshonte për një akuze tendencioze që i bëhej.

Gjyqi për vendosjen e masës së arrestit ndaj Gjuzit është zhvilluar një javë më parë.

Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi është akuzuar për shpërdorim detyre gjatë periudhës që drejtonte ALUIZNI-n në Durrës. Akuza u ngrit pas dëmeve të shumta në një pjesë të mirë banesash në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjuzi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme.

Ndërkohë mësohet se edhe një numër i madh i të arrestuarve në Durrës kanë janë liruar me masën arrest shtëpie, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shijaku02/04/2020 15:00

Ky Flamur Gjuzi është katunari më i poshtër që ekziston, kur ishte polic ka bërë lloj lloj pislliqesh intrigash duke fut njerëzit e pafajshëm në burg, dhe tani që u bë drejtor i Aluiznit Durrës ka bërë lëmsh gjith zonën e këtij qyteti, duke ja legalizuar pronën tënde tjetrit kuptohet duke i vënë gjobën dhe tjetri duke paguar tek ky hale njeri u bënte pronar me dokumenta në pronën e tjetrit. Të gjitha dosjet kur ky ka qen Drejtor duhen shqyrtuar nga fillimi se i ka prishur jetën njerëzve ky maskara. Shqipëri është bërë vendi çudirave, psh një njeri fillon punë në shtet dhe të shkatërron jetën por smund të jetë kështu ai punonjës duhet të jetë shërbëtor i popullit. Rilindja e ndriti e bëri mutin shumë të madh që ska zjarrfikse që e lan kte Mut Rilindas.

Shto koment

Denonco