EMRI/ Kapet në Tiranë shoferi i ish-deputetit të PS

EMRI/ Kapet në Tiranë shoferi i ish-deputetit të PS

09:19, 02/04/2020
A+ Aa A-

Ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4. BalkanWeb mëson se bëhet fjale për ish-shoferin e ish-kreut të Burgjeve, ish-deputetit socialist, Arben Cuko. 52-vjeçari u identifikua si Qerim Musha.

NJOFTIMI I POLICISE

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, kanë bërë kapjen e shtetasit Q. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin Q. M., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco