Epidemiologu: 'Spërklat mund të udhëtojnë deri në 8 metra'

Epidemiologu: 'Spërklat mund të udhëtojnë deri në 8 metra'

22:20, 01/04/2020
A+ Aa A-

Mbrëmjen e së martës, në lidhje direkte me studion e “Byro Politike” ishte Erand Llanaj, epidemiolog dhe studiues në Hungari.

Gjatë bisedës me gazetaren Juli Xhokaxhi Llanaj foli për studimet që po mbahen aktualishte në botë për koronavirusin si dhe për metodat që po ndiqen deri më tani nga Shqipëria dhe vende të tjera të botës.
I pyetur për studimet e fundit që po bëhën aktualisht, studiuesi shqiptar sqaroi se duhet kuptuar se ka shumë studime të reja, por ata ndahen në dy lloje audiencaash. Për mjekë dhe për publikun e gjerë.

Juli Xhokaxhi:
Ajo që duhet të dimë ne, në mënyrë më të thjeshtuar, lidhur me këtë virus që na e kanë përshkruar me epitete nga më të ndryshmet.. Si është e vërteta?
Erand Llanaj:
“Ne jemi duke përmbledhur evidenca, kemi bërë edhe një ekip dhe një platformë në Shqipëri. Jemi duke bërë një studim me një tjetër studiues tjetër shqiptar.. Por, nuk mund të themi gje se duhen parë rezultatet.”
Sa i përket një studimi të ri të nxjerrë nga MTI, sipas të cilit spërklat mund të “udhëtojnë” deri në 8 metra Erand Llanaj u shpreh se kjo nuk e bën situatën më të vështirë. Sipas tij, mjafton që të mbahen maskat për t’u ruajtur.

Erand Llanaj:
“Kjo nuk përbën dhe aq problem, pasi mund të vini një maske. Vetëm për t’u mbrojtur.”
Kjo e re e fundit, e bën pak më të rrezikshme situatën e përhpapjes?
Erand Llanaj:

“Kjo e re e fundit, duhet ende të kalojë në filtrat e shkencëtareve..po ajo që shihet është që nivel popullate shihet që ka filluar një rënie shumë e lehtë.  Por kjo rënie eshtë ende në hipoteze dhe nuk përkthehet nga tetsimet.”
Sa i përket vaksinës për koronavirusin, ai u shpreh se gjetja e vaksinës është larg, por “duhet të jetë larg që të jetë e sigurt.” Një çështje tjetër që u diskutua ishte ajo e vaksinës për turbekukozin për të cilën po thuhet se mund të mbrojë të vaksinuarit nga koronavirusi.

Sipas studiuesit shqiptar në Hungari, kjo mbetet ende për t’u verifikuar, ndërsa shtoi se vaksina ndikon për kalimin me lehtësi të infeksioneve dytësore.
“Katër grupe po e testojnë efektin e kësaj vaksine. Testimet nuk po bëhen në njerëz të thjeshtë por tek personelet mjekësore. Vaksina është treguar efektive për infeksione sekondare tek femijet. Nuk e dime për të rriturit”, u shpreh Llanaj. /abcnews.al/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Debili01/04/2020 22:37

E po jo dhe ky debili do jap mendime, ku mi gjeni ca zalla e ca llanaj mor aman me det

Shto koment

Denonco