Lajmi i fundit

Ilir Meta sonte në ‘Çim Peka LIVE’ për të thënë të vërtetat e tij

Godet komshiun me sopatë, arrestohet 42 vjeçari në Golem

Godet komshiun me sopatë, arrestohet 42 vjeçari në Golem

13:31, 01/04/2020
A+ Aa A-

Vihet në pranga 41-vjeçari, pasi goditi me sëpatë komshiun e tij 65-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur Golem, shpjegon policia, ku kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve dhe se njëri prej personave kishte goditur me sëpatë komshiun e vet.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me fishekë.

Ja njoftimi i plotë:

Kavajë

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve, në Golem të Kavajës.

Vihet në pranga 41-vjeçari, pasi goditi me sëpatë komshiun e tij 65-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sekuestrohet arma e krimit (sëpatë) dhe një armë zjarri kallashnikov.

Shërbimet e Policisë Kavajë, pas njoftimit të marrë së në fshatin Kryemëdhenj, Golem, kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve dhe se njëri prej personave kishte goditur me sëpatë komshiun e vet, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes dy familjeve. Shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 41 vjeç, në Golem, Kavajë, i cili sapo ka parë Policinë ka tentuar të largohet, por është kapur dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi S. M., gjatë konfliktit të ashpër me komshiun e tij, shtetasin T. A., 65 vjeç, e ka goditur këtë të fundit, me sëpatë, në trup, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me fishekë.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco