Iku si infermier në Itali/ Përgjegjësi i karburantit: Ishte në punë deri para dy ditësh

Iku si infermier në Itali/ Përgjegjësi i karburantit: Ishte në punë deri para dy ditësh

14:07, 31/03/2020

Flet për Dosja.al përgjegjësi i pikës së karburantit në Vorë, ku punonte Qazim Ismaili, “mjeku” pompist që u dërgua nga qeveria shqiptare në Itali, (historinë e të cilit Dosja.al e publikoi sot ekskluzivisht).

Fatmir Myftari, përgjegjës i karburant Kastratit në qendër të Vorës në një bisedë telefonike me Dosja.al pranoi se Ismaili ishte pompist në këtë stacion, si dhe rrëfeu se ai ka qenë atje deri para dy ditësh.

“Qazim Ismaili është punonjës i këtij karburanti. Ka punuar këtu për shumë kohë si pompist. Deri para dy ditësh ai ka ardhur rregullisht në punë. E morën për në Itali dhe u largua”, -tha Myftari për Dosja.al.

Qazim Ismaili është pjesë e stafit me 30 mjekë dhe infermierë që u dërguan në Itali. Por megjithëse pa asnjë eksperiencë në këtë fushë, ai u përzgjodh nga aplikimet vullnetare për t’u bërë pjesë e luftës kundër COVID-19 në Itali.

Vetë Ismaili, i kontaktuar nga Dosja.al, pranon se ka qenë pompist në një karburant, prej pesë vitesh. I kontaktuar përmes Whatsappit, Qazim Ismaili, pranon se ka punuar pompist për 5 vite pranë Karburant Kastratit në Vorë. Më herët, thotë ai, ka patur eksperienca pune si vullnetar në qendra private, por kurrë si infermier i licensuar, pasi siç tregon edhe vetë, licensën e ka marrë në vitin 2017.

“Nuk e mohoj që kam punuar pompist. Kam 5 vite pompist. Kam punuar edhe një kohë në spital. Në Itali kam punuar në shtëpi kurimi, (popullore), qëndra private. U ktheva në Shqipëri sepse kisha familjen. Kam punuar nëpër klinika private pa licensë, kam punuar si vullnetar. Urdhërin e infermierit e kam marrë në vitin 2017”-tregon ai.

 

TRA LE TRENTA CAMICIE BIANCHE ALBANESI C'E' UN SUPERVISORE DI CARBURANTE, AL LAVORO FINO A DUE GIORNI PRIMA DI PARTIRE

Lo riferisce per "Dosja.al" (un portale albanese di notizie online), il responsabile della stazione di servizio di un carburante al centro di Vora, una piccola citta' tra Durrazzo e Tirana.

Li' ha lavorato come pompiere Qazim Ismaili inviato dal governo albanese in Italia tra lo staff dei 30 medici e infermieri. Fatmir Myftari, responsabile di Kastrati Fuel nel centro di Vora, in una conversazione telefonica con "Dosja.al" ha ammesso che Ismaili era un pompiere della stazione e ha confessato che era stato lì due giorni prima.

'Qazim Ismaili è un dipendente di questo carburante. Ha lavorato qui a lungo come pompista. Fino a due giorni fa veniva a lavorare regolarmente. Se lo sono presi e lo hanno portato in Italia e ", ha detto Myftari a "Dosja.al."

Qazim Ismaili fa parte dello staff di 30 medici e infermieri inviati dal governo Albanese in Italia. Ma sebbene senza esperienza nel settore, è stato selezionato da domande volontarie per unirsi alla lotta contro il coronavirus in Italia.

Lo stesso Qazim Ismaili, contattato da "Dosja.al" , lo ammette. Contattato via Whatsapp, Ismaili ammette di aver lavorato come pompiere per 5 anni presso Kastrati Fuel a Vora. In precedenza, dice, ha avuto esperienza di lavoro come volontario in centri privati, ma mai come infermiere autorizzato, ed e solo nel 2017 che ha ricevuto la licenza per esercitare la professione di infermiere.

“Non nego di aver lavorato come pompista. lo fatto per 5 anni di seguito. Ho anche lavorato in ospedale per un po'. In Italia ho lavorato in centri di cura privati.

Sono rientrato in Albania perché avevo una famiglia. Ho lavorato in cliniche private senza avere la licenza, ho lavorato come volontario, ma nel 2017 ho ricevuto la licenza per esercitare la professione di infermiere", afferma. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N31/03/2020 15:23

Ose të fasim mirë ose të heshtnim !

Shqiptari31/03/2020 14:29

PO LALI PLEHU PSE NUK DERGON NJA 20 "MJEKE" NGA ATA QE FSHIJNE RRUGET DHE JANE PAJISUR ME "AMBULANCA" ME 3 RROTA QE I JAPIN ME KEMBE!!!!!! MBASE KANE NEVOJE ITALIANET E SHKRETE!!!!!

Shqiptari31/03/2020 14:22

HAHAHAHAHAAAAAAAA! DERI KETU ARRITI EDI RAMA!!!!!!!!!!!! CFARE TALLJE IRONIKE ME FATKEQET ITALIANE!!!! PASKA MBETUR ITALIA TA SHPETOJ QAZIMI I RAMES DHE I OGERTES!!!!!! RROFTE ESTRADA E BALLSHIT!!!!!!!!!! CFARE GALLATE NE KOHERA PANDEMIE!!!!! A KA TURP ME TE MADH???!!!!! A KA TALLJE ME TE MADHE ME QEVERINE ITALIANE!!! ME QE KARBURANTET E KASTRATIT NUK KANE SHUME PUNE TANI, POMPISTET E KARBURANTEVE RAMA PO I CON NE ITALI SI MJEKE KLIZMASH!!!!! SHYQYR O ZOT, QE RAMA NUK PO I CON KETA POMPISTET E KARBURANTEVE TEK SPITALI INFEKTIV!!!!!!!!!!!!! PSE NUK REAGON AMBASAD ITALIANE???? KY ESHTE TURP DHE TALLJE ME ITALINE!

Shto koment

Denonco