Rasti i dytë në Mirditë: Bashkëshortja infermiere e të prekurit të parë

Rasti i dytë në Mirditë: Bashkëshortja infermiere e të prekurit të parë

11:21, 31/03/2020
A+ Aa A-

Mirdita ka konfirmuar sot rastin e dytë me koronavirus.

Burimet thonë se bëhet fjalë për bashkëshorten e pacientit të parë, punonjës i administratës së spitalit të Rrëshenit.

Tamponi i parë i ka rezultuar negativ, por tamponi i dytë ka rezultuar pozitiv.

Gruaja punon si infermiere në poliklinikën e Rrëshenit. Për fat, kjo poliklinikë ka qenë e mbyllur prej 20 ditësh. Gruaja nuk ka pasur kontakte me kolegët e poliklinikës dhe dyshimet janë se infeksionin e ka marrë nga bashkëshorti.

Harta e të prekurve nga COVID-19 po zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- Tiranë 129 raste
- Durrës 26 raste
- Lushnje 4 raste
- Elbasan 5 raste
- Fier  23 raste
- Kavajë 4 raste
- Rrogozhinë 2 raste
- Korçë 15 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër  8 raste
- Lezhë 5 raste
- Berat 1 rast
- Has 2 raste
- Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
- Pukë 3 raste
- Mirditë 2 raste

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco