Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

13 të vdekur nga koronavirusi, ndërron jetë 62-vjeçari nga Durrësi

13 të vdekur nga koronavirusi, ndërron jetë 62-vjeçari nga Durrësi

11:02, 31/03/2020
A+ Aa A-

Ka shkuar në 13 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri.

Viktima e fundit është një pacient 62-vjeçar nga Durrësi, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se mbrëmjen e së hënës ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19.

E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

"Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62-vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese.  

Shkon në 13 numri i personave që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve," tha zv.ministrja Mira Rakacolli. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco