Dy raste të reja në Durrës/ Njëri u infektua nga djali që punonte në call center

Dy raste të reja në Durrës/ Njëri u infektua nga djali që punonte në call center

12:02, 30/03/2020
A+ Aa A-

Numri i personave të infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19 në qytetin e Durrësit ka shkuar në 14.

Vetëm ditën e sotme janë regjistruar dy raste të reja. Bëhet fjalë për një 71-vjeçar dhe një tjetër 77-vjeçar, të cilët rezultuan pozitiv pasi bënë testin.

Dyshohet se 71-vjeçari është infektuar nga djali i tij që punon një një call center, shkruan Panorama. Gjithashtu djali dhe nëna e tij kanë shfaqur temperaturë, por janë vetëizoluar, pasi nuk e kanë pasur shumë të nevojshëm trajtimin mjekësor.

Ndërsa 77-vjeçari nuk ka pasur asnjë kontakt me persona të infektuar dhe nuk dihet ende se ku mund të jetë infektuar me koronavirus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco