Shënohet viktima e 11-të, 79-vjeçari ishte përmirësuar, por...

Shënohet viktima e 11-të, 79-vjeçari ishte përmirësuar, por...

11:01, 30/03/2020
A+ Aa A-

Shënohet viktima e 11-të e koronavirusit në vend. Bëhet fjalë për një 79-vjeçar.

"Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 79-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19.

79-vjeçari me inicialet B.H. ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv. I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit, por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak.

79-vjeçari është viktima e 11 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar. Prej tyre 7 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar," njoftoi ministria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco