Në Gjirokastër e Sarandë nuk ka të infektuar nga COVID-19, 65 vjeçarja nga Memaliaj negative

Në Gjirokastër e Sarandë nuk ka të infektuar nga COVID-19, 65 vjeçarja nga Memaliaj negative

10:47, 30/03/2020
A+ Aa A-

Rezulton negativ nga koronavirusi COVID-19, 65 vjeçarja nga Memaliaj. Gruas iu morën analizat dhe iu dërguan dje në laboratorin e Tiranës dhe sot u konfirmua se ajo rezulton negativ.

Gruaja nuk kishte pasur historik udhëtimi jashtë Shqipërisë dhe as në zonat e prekura brenda vendit por kishte shfaqur probleme serioze në rrugët e frymëmarrjes, kollë dhe temperaturë.

Deri tani Gjirokastra mbetet qarku i paster dhe nuk është prekur ende nga koronavirusi. 

Ndërkohë edhe në Sarandë deri tani nuk raportohet për asnjë rast me koronavirus.

Spitali ka marrë të gjitha masat nëse do të ketë persona të infektuar.

Deri tani janë testuar 18 persona të dyshuar, të cilët kanë dalë negativ.

Në Shqipëri numërohen 212 te infektuar dhe 10 viktima.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco