Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Koronavirusi/ E operuara është 18-vjeçarja nga Lezha

Koronavirusi/ E operuara është 18-vjeçarja nga Lezha

15:10, 29/03/2020
A+ Aa A-

Në Shqipëri operohet për herë të parë një nga pacientët e prekur me COVID-19. ABC News mëson se fillimisht vajza 18-vjeçare nga Lezha është paraqitur në spital me apandesit të gangrenizuar, por pas bërjes së testit rezultoi pozitive me koronavirus.

Operacioni është kryer në Sanatorium mbrëmjen e së premtes nga kirurgu Ylber Vata dhe ekipi i tij.

Reanimatori Arjan Vyshka tha për ABC News se pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se Shqipëria ka kushtet e mjaftueshme për të kryer operacione të tilla.

Ai tha se vajza 'qëndronte e vetëkarantinuar në shtëpinë e saj në Lezhë'.

I pyetur për familjarët e saj, ai tha: "Nuk e di nëse kanë rezultuar pozitivë ose jo, por në spital vizitat janë të ndaluara, kemi komunikuar përmes telefonit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco