Pozitiv me Covid-19, gruaja e 55-vjeçarit punonte si infermiere, pezullohet puna në spital

Pozitiv me Covid-19, gruaja e 55-vjeçarit punonte si infermiere, pezullohet puna në spital

12:46, 29/03/2020
A+ Aa A-

Mirdita i është shtuar sot hartës së qyteteve që kanë raste pozitiv me koronavirus në vendin tonë. Burime bëjnë me dije se personi i infektuar është anëtar i administratës së Spitalit të Rrëshenit.

55-vjeçari ndodhet i shtruar në spitalin infektiv të Tiranës në gjendje të rëndë shëndetsore. I infektuari në fjalë nuk ka patur histori udhëtimi apo takime me persona që kanë lidhje me Italine.

Ai ka 10 ditë qe kurohej në shtëpi për veshkat, dhe vetëm tani i është bërë testi nga ku ka rezultuar pozitiv me Covid.

Burime për Faxweb.al konfirmojnë se dhe bashkëshortja e personit të infektuar është infermiere në spitalin e Rrëshenit, çka ka bërë që të gjithë punonjësit të futen në karantinë.

Për rrjedhojë sot në spitalin e Rrëshenit puna është pezulluar, ndërsa punonjësit presin që tiu bëhet tamponi, në mënyrë që të dinë nëse janë apo jo të infektuar.

Derimë tani në vendin tonë janë testuar 1436 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 212 raste.

Nga këto 40 persona janë shëruar dhe po qendrojnë dhe 14 ditë të vetëizoluar në banesat e tyre, ndërkohë që 10 të tjerë kanë humbur jetën në spitalin Infektiv.

Po ashtu 10 nga 76 personat e shtruar në spitalin Infektiv janë në gjendje më të rënduar shëndetësore, 4 prej të cilëve mbahen të intubuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco