Koronavirusi/ Edhe rasti i Mirditës vjen nga spitali

Koronavirusi/ Edhe rasti i Mirditës vjen nga spitali

11:45, 29/03/2020
A+ Aa A-

Numri i personave të konfirmuar si të prekur nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 212.

Gjatë 24 orëve janë regjistruar 15 raste të reja, një rritje e vogël në krahasim me ditën e djeshme. Ndërkohë hartës i është shtuar edhe Mirdita.

Burime të Syri TV thonë se rasti me Covid-19 në Mirditë është një punonjës i spitalit të kësaj bashkie. Rasti i parë në Mirditë është një 55-vjeçar. Ai nuk dihet se ku e ka marrë virusin.

Raportohet se ai ndodhet i vetizoluar prej 10 ditesh.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë 121 raste
- Durrës 12 raste
- Lushnje 4 raste
- Elbasan 5 raste
- Fier 22 raste
- Kavajë 4 raste
- Rrogozhinë 2 raste
- Korçë 12 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 5 raste
- Lezhë 5 raste
- Berat 1 rast
- Has 2 raste
- Krujë 5 raste
-Tropojë 3 raste
- Pukë 3 raste
- Mirditë 1 rast

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco