Hartës i shtohet Mirdita, zgjerohen rastet në Tiranë, Fier dhe Durrës

Hartës i shtohet Mirdita, zgjerohen rastet në Tiranë, Fier dhe Durrës

11:36, 29/03/2020
A+ Aa A-

15 raste të reja janë konfirmuar pozitivë me koronavirus në vendin tonë duke e çuar në 212 numrin e përgjithshëm.

Mirdita është një tjetër vatër e re infeksioni që u bashkohet qyteteve të tjera me persona të konfirmuar deri më tani me persona të infektuar me koronavirus në vendin tonë.

"Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Mirditë dhe zgjerohet në Tiranë, Fier dhe Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit," tha zv/ministrja Mira Rakacolli.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 76 të shtruar. Prej tyre 6 janë në terapi intensive, nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë 121 raste
- Durrës 12 raste
- Lushnje 4 raste
- Elbasan 5 raste
- Fier 22 raste
- Kavajë 4 raste
- Rrogozhinë 2 raste
- Korçë 12 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 5 raste
- Lezhë 5 raste
- Berat 1 rast
- Has 2 raste
- Krujë 5 raste
-Tropojë 3 raste
- Pukë 3 raste
- Mirditë 1 rast

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco