Shoferët që duan të kalojnë tranzit në Bullgari duhet të dalin brenda 24 orëve ose do të karantinohen

Shoferët që duan të kalojnë tranzit në Bullgari duhet të dalin brenda 24 orëve ose do të karantinohen

09:07, 29/03/2020
A+ Aa A-

Shoferët e kamionëve duhet të respektojnë orarin transit prej 24 orësh për të kaluar në Bullgari

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon shtetasit shqiptarë se autoritetet bullgare kanë vendosur masa parandaluese edhe për drejtuesit e kamionëve.

Drejtuesit shqiptarë të kamionëve, të cilët do të kalojnë tranzit në territorin bullgar duhet të respektojnë afatin 24 orësh për të dalë nga Bullgaria, pasi në të kundërt ata duhet të vendosen në karantinë të detyrueshme 14 ditore.

Sa kaq, kundrejt drejtuesve të cilët nuk do të respektojnë rregullat e karantinës, do të merren masa ndëshkuese.

Në rastet e nevojës për asistencë, lutemi shtetasve shqiptarë të kontaktojnë në numrin e emergjencës së Përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë në Bullgari në numrin +359 894 311 493 ose në adresën e e-mail embassy.sofia@mfa.gov.al.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco