Mbërrijnë në Rinas 120 shqiptarët e parë të bllokuar jashtë vendit

Mbërrijnë në Rinas 120 shqiptarët e parë të bllokuar jashtë vendit

22:07, 28/03/2020
A+ Aa A-

Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit, avioni i parë me shqiptarë që ishin bllokuar jashtë vendit.
Ata janë 120 shtetas të cilët për shkak të mbylljes së fluturimeve kishin mbetur në Itali.

Të gjithë këta shtetas mësohet se do t'i nënshtrohen për 14 ditët e ardhshme vetëkarantinimit.
Grupi i parë nga Roma erdhi me avionin e kompaisë “Air Albania”, “Lasgushin”.

Sipas të dhënave janë gati 1300 shqiptarë që priten të riatdhesohen ndërkohë që biletat do t'u paguhen nga shteti.
Mësohet po kështu se të gjithë shtetasve u janë bërë kontrolle në lidhje me dyshimet e mundshme mbi mbartjen e koronavirusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco