COVID-19/ Edhe dy të prekur të tjerë në Shkodër

COVID-19/ Edhe dy të prekur të tjerë në Shkodër

17:51, 28/03/2020
A+ Aa A-

Shtohet numri i të prekurve me Koronavirus në Qarkun Shkodër.

Sipas gazetarit të Abc News nga kryeqendra e veriut, Simon Shkreli, rezultojnë pozitiv edhe dy persona të tjerë në Vau Dejë.

Të prekurit janë familjarë të 35-vjeçarit i cili iu shtua dje listës së të prekurve në Qarkun Shkodër.

Nëna dhe kunata e 35-vjeçarit kanë rezultuar pozitiv duke bërë që numri i të prekurve në këtë qark të shkojë në 8 raste.

Gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 11 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve në 197, ndërsa deri më tani kanë ndërruar jetë 10 persona.

Tirana mbetet rrethi më i prekur nga koronavirusi me 113 të prekur, i ndjekur nga Fieri me 21 raste si edhe Korça me 12 raste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco