I vëllai erdhi nga Italia/ Del pozitive 19-vjeçarja nga Tropoja

I vëllai erdhi nga Italia/ Del pozitive 19-vjeçarja nga Tropoja

13:48, 28/03/2020

Shkon në tre numri i qytetarëve të infektuar me Covid-19 në qytetin e Tropojës, ndërkohë që rasti më i fundit i përket një 19-vjeçareje nga Lekbibaj.

Burime për Fax News bëjnë me dije se vëllai i 19-vjeçares kishte pak kohë që kishte ardhur nga Italia.

E reja është paraqitur ditën e djeshme pranë Spitalit Infektiv të Tiranës, së bashku me babain e saj për të kryer analizat, dhe ka rezultuar pozitive.

Ndërkohë një tjetër problem që është hasur në spitalin e Tropojës është se testimet e personelit të mjekëve po bëhen në mënyrë preferenciale dhe jo të gjithë. Po ashtu ato ngrejnë shqetësimin se nuk kanë veshjet e duhura për t'u mbrojtur, raporton Fax News.

Kujtojmë se ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për shtyp ka njoftuar se janë testuar pozitiv 11 persona brenda 24 orëve, duke shkuar në 197 të prekur.

Deri më tani kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa mësohet se janë shëruar 33 të tjerë, të cilët kanë rezultuar negativ ne testet për Covid-19. Rastet e reja janë më së shumti në Tiranë dhe Fier.

Silva Bino, specialiste në ISHP tha sot se 4 persona ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Infektiv, ndërsa vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm humbën jetën 2 të infektuar, të cilët ishin shtruar në repartin e terapisë intensive prej disa ditësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco