Manastirliu: Edhe 4 mjekë dhe infermierë të shëruar sot

Manastirliu: Edhe 4 mjekë dhe infermierë të shëruar sot

13:23, 28/03/2020
A+ Aa A-

Shkon në 6 numri i stafit mjekësor të prekur nga COVID-19 që tashmë janë shëruar

Mes 33 personave të shëruar deri në këto momente, gjashtë të shëruar janë mjekë dhe infermierë. 

Pas mjekut në spitalin e Durrësit dhe infermierit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, edhe katër mjekë dhe infermierë të spitalit “Shefqet Ndroqi” rezultojnë të shëruar.

"Janë konfirmuar negativë në të dy testimet deri tani 3 mjekë dhe 3 infermierë. Por stafi do të vijojë të jetë i vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore.

Mbrojtja e personelit mjekësor është përparësi e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët testohen në çdo rast të dyshuar," tha ministrja Ogerta Manastirliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koment28/03/2020 14:16

Na e hiqni surratin e kesaj manastirlliut se na vjen per te vjelle. Kjo duhet te jepte doreheqjen ne mos te qe per ndjekje penale. I duhen Rames marioneta si kjo. I merr nga hici i ben ministra.

Daj Jaku28/03/2020 14:06

Mos na dil më nëpër tv e pispillosur dhe me atë gojë si bythë pule o hajdute me maska të skaduara, në vend që të shkosh e të bësh testimet masive e të jesh transparente për situatën.

Shto koment

Denonco