'Rrinte në Itali, vinte rrallë këtu'/ Flasin fqinjët e 72 vjeçares që humbi jetën

'Rrinte në Itali, vinte rrallë këtu'/ Flasin fqinjët e 72 vjeçares që humbi jetën

12:45, 28/03/2020
A+ Aa A-

Pas vdekjes së 72-vjeçares mbrëmjen e kaluar në Spitalin Infektiv në Tiranë si pasojë e COVID-19, kanë folur edhe fqinjët e të moshuarës.

Banorët e fshatit Poro, ku banonte e moshuara ndërkohë që qendron i izoluar edhe bashkëshorti i të ndjerës, shprehen se çifti jetonte në Itali dhe kishte pak ditë që kishte ardhur nga jashtë.

“Po e njihja, jetonte në Itali. I thonim që futu brenda mos qarkullo, më vonë e morën vesh kjo që ndodhi. Të frikësuar edhe jemi sepse situata është shumë e vështirë. Është izolim i popullatës. Ne si pensionistë rrimë brenda.”- shprehet një banor per Fax News.

“Pak e njihja. Ajo ka jetuar në Itali këtu vinte rrallë ka pasur dezinfektim rrinte vetëm 15 ditë një muaj. Ruhemi, rrimë brenda. Nuk ka pasur asnjë dezinfektim jemi izoluar vetë, te banesa asaj po. Bashkëshorti nuk ka lëvizur. Bashkëshortin e njihja e kam parë para 15 ditës nuk ka lëvizur.”- tregon një banor i zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco