Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Ulen rastet e reja në Shqipëri, por ulen edhe testimet

Ulen rastet e reja në Shqipëri, por ulen edhe testimet

12:12, 28/03/2020
A+ Aa A-

Shqipëria shënoi sërish një ulje të rasteve të reja me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë regjisruar 11 raste të reja, por edhe numri i testimeve ka qenë më i ulët, vetëm 79 të tilla.

Një ditë më parë u regjistruan 12 raste të reja me koronavirus dhe 102 testime në total.

Para dy ditësh ishte edhe rekordi, kur u regjistruan 28 raste të reja me koronavirus nga 103 testime.

Më 25 mars ishin 23 raste, më 24 mars ishin 19 raste, më 23 mars ishin 15 raste dhe më 22 mars ishin 13 raste.

Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste.

Numri i viktimave është dhjetë, që do të thotë rreth 5 përqind.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- Tiranë 113 raste
- Durrës 11 raste
- Lushnje 4 raste
- Elbasan 5 raste
- Rrogozhinë 2 raste
- Fier 21 raste
- Kavajë 4 raste
- Korçë 12 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 4 raste
- Lezhë 4 rast
- Berat 1 rast
- Has 2 raste
- Krujë 3 raste
-Tropojë 3 raste
- Pukë 3 raste

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar28/03/2020 12:49

Në një media pashë të publikuar një statistikë të plotë për gjendjen e epidemisë në të 13 qarqet e Shqipërisë., ku figuronin numrat e të infektuarve, të të vdekurve e të shëruarve dhe të atyre që kanë bërë testin. Ajo që të bën përshtypje në këtë tabelë, është fakti se Tirana ka një numër më të madh të infektuarve, sesa shuma e numrave në të gjitha prefekturat. Mu duk interesante se vetëm në qarqet e Dibrës e Gjirokastrës nuk ka dalë "asnjë" i infektuar, ndonës janë bërë ....... shumë teste, në të parin vetëm 4 e në të dytin vetëm 3. A mos ka të bëjë kjo me faktin se Gjirokastra është vëndlindja e Enverit e Dibra është vëndlindja e Nexhmies e në këto dy qarqe popullsia ka imunitet absolut ndaj Covidit apo se në këto qarqe pjesa më e madhe e popullsisë ka emigruar ?.

555555528/03/2020 12:38

O KRYEMINISTER!!!! MBYLLJA BRENDA ESHTE PARANDALIM POR NUK NA SHPETON. DUHET PRERE ZINXHIRI I INFEKTIMEVE. PRANDAJ FILLO DHE BEJ TESTIME, TESTIME, TESTIME, TESTIME. HAP QESEN E BLI TAMPONA! E MORE VESH???? DHE KOMUNIKO ME POPULLIN ME GJUHE RESPEKTI DHE MIREKUPTIMI E JO ARROGANT E PREPOTENT!!!! MERR SHEMBULL NGA UDHEHEQESIT E TJERE BOTERORE!

Shto koment

Denonco