Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Mbi 8 mijë punëtorë të Ujësjellës-Kanalizimeve s'mund ta lënë punën  Në Kamëz

Mbi 8 mijë punëtorë të Ujësjellës-Kanalizimeve s'mund ta lënë punën

12:12, 28/03/2020
A+ Aa A-

Mbi tetëmijë punonjës të ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri po vijojnë punën, në kushtet e epidemisë së koronavirusi, pais ata mbulojnë një sektor jetik.

Ministria e Infrastrukturës njoftoi sot se "mbi  8000 punonjës në shërbimet ujësjellës-kanalizime në Shqipëri janë angazhuar maksimalisht e vijojnë punën e përditshme për të garantuar sigurinë në këtë shërbim jetik për qytetarët

 Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë-OBSH, nuk ka prova që virusi COVID-19 transmetohet nga uji i pijshëm, e po ashtu nuk ka prova që ai transmetohet përmes sistemeve të ujërave të ndotura.

Kur shpërthimi i kësaj sëmundjeje infektive po rrezikon shëndetin e njerëzve, shërbimet e ujësjellës-kanalizimeve luajnë një rol jetik për t’u siguruar qytetarëve funksionimin e sistemeve të furnizimit me ujë dhe kanalizime, duke marrë masat e duhura për parandalimin e transmetimit të virusit COVID-19 nga njeriu tek njeriu."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco