Shtohen 11 raste të reja, nuk ndryshon harta e përhapjes

Shtohen 11 raste të reja, nuk ndryshon harta e përhapjes

11:47, 28/03/2020
A+ Aa A-

Vijon të rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në vend.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 11 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 197. 

Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste.

Harta e të prekurve nuk ndryshon.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- Tiranë 113 raste
- Durrës 11 raste
- Lushnje 4 raste
- Elbasan 5 raste
- Rrogozhinë 2 raste
- Fier 21 raste
- Kavajë 4 raste
- Korçë 12 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 4 raste
- Lezhë 4 rast
- Berat 1 rast
- Has 2 raste
- Krujë 3 raste
-Tropojë 3 raste
- Pukë 3 raste

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco