Masat/ Nis nga sot izolimi ekstrem në Shqipëri

Masat/ Nis nga sot izolimi ekstrem në Shqipëri

10:05, 28/03/2020
A+ Aa A-

Prej orës 13:00 të ditës së sotme, e shtunë, deri të hënën në orën 05.00 të mëngjesit, Shqipëria futet në izolim. Asnjë këmbë njeriu në rrugë dhe asnjë biznes me qepena ngritur, përvec policisë dhe ushtrisë, e personelit mjekësor dhe atyre që i janë bashkuar procesit humanitar për të ndihmuar familjet në nevojë.

Ashtu si edhe fundjavën e kaluar, vendi ndodhet nën masa të ashpra sa i takon betejës për frenimin sa të jetë e mundur të përhapjes së virusit vdekjeprurës, COVID-19. Deri më tani ky virus i ka marrë jetën 9 personave në Shqipëri.

Por java tjetër nis me ndryshim dhe forcim masash.

Kryeministri Edi Rama njoftoi dje se nga e hëna askush nuk do mundet të dalë më për pazar pa marrë leje. E kjo do jepet për vetëm një person të familjes.

Proceduren e shpjegoi dje Drejtorja e AKSH-it:

“Në portalin e-albania, ky autorizim do të jetë i pari dhe quhet thjesht ‘leje për dalje’. Më pas shfaqet shërbimi, kliko përdor dhe ne kemi bërë të mundur përzgjedhjen e ditës se kur e duam lejen e daljes.

Po zgjedh 30 marsin. Klikojmë vazhdo dhe më mundësohet çertifikata ime familjare ku vetëm një prej pjesëtarëve të familjes mund të aplikojë për leje që do të ketë orën dhe kohëzgjatjen vetëm një orë.

Zgjedh një orar nga ora pesë deri në një, përcaktoj ose jo numrin tim të telefonit. Më pas leja do të shkojë me email në acoountin e portalit e-albania më pas do të vijë një sms nëse keni lënë edhe numrin e telefonit.

Duke zgjedhur dërgo kam mundësi të finalizoj autorizimin dhe më pas të vjen një sms”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tl28/03/2020 11:18

Edrama je i mallkum nga zoti me soj e sorollop,vetem fatkeqesira i ke sjell ketij popoulli.

Shto koment

Denonco