Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Infermierja që po lufton koronavirusin dhe plaga e saj e madhe, që ju nuk e shihni

Infermierja që po lufton koronavirusin dhe plaga e saj e madhe, që ju nuk e shihni

09:55, 28/03/2020
A+ Aa A-

Një mesazh i ri solidariteti me emrin “Valbona”, solidariteti me mjekët dhe infermierët që po punojnë sot në kushtet e epidemisë së rëndë botërore, është shpërndarë në rrjetet sociale.

Ky mesazh i kushtohet infermieres Valbona,  një prej atyre që po lufton në fushëbetejën e COVID-19 pranë Spitalit Infektiv.

“Forca dhe përkushtimi janë dy armët e saj të ftohta.  E vendosur në vijën e parë të luftës, bashkë me mjekë e infermierë të tjerë, Bona, emri i së cilës është në thelb Shërbim, vazhdon misionin jetëdashës.

Njësoj si kolegët e saj italianë, spanjollë apo grekë, në fytyrën e saj ka plagë, që janë më të paktat që lufta mund të shkaktojë.

Plagët më të mëdha nuk duken.

Në darkë apo mëngjes, ajo duhet të kthehet në shtëpi, tek vajza e saj, e cila ka kaluar një sëmundje të vështirë dhe në çdo rast nuk duhet të ketë asnjë kontakt me virusin.

Teksa largohet nga puna ajo lutet që “plumbat” e marrë gjatë shërbimit t'i këtë lënë në fushëbetejë, për të mos vrarë me ta padashur të bijën. Betohem solemnisht përpara Zotit...- kështu nis Betimi i Infermierit dhe Bona po e përmbush atë, para Zotit, vetes dhe nesh.

Në lagjen time ku ajo banon, mjafton që ta thërrasësh nga ballkoni për t'u gjendur pranë në çast. Valbona është sot heroina.

Faleminderit

dhe Zoti qoftë me ty!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco