Lajm i mirë! Kontaktet e afërta të mjekes rezultojnë negativë

Lajm i mirë! Kontaktet e afërta të mjekes rezultojnë negativë

09:43, 28/03/2020
A+ Aa A-

8 tamponat që u çuan mbëmjes e së premtes nga Korça drejt Tiranës kanë rezultuar negative ndaj COVID-19.

Një lajm mjaft i mirë ky për kontaktet e afërta të mjekes korçare, e cila doli pozitive një natë më parë, por edhe për të gjithë qytetarët e Korçës, pasi duket se numrit të pozitivëve në qytetin juglindor, gjatë kësaj të shtune nuk do i shtohet asnjë rast i ri.

Burime te sigurta thanë se mjekët epidemiologë janë duke vijuar gjurmimin e rasteve, kryesisht ne spitalin rajonal të Korçës, aty ku mjekja ka pasur kontakte të shumta për shkak të punës së saj, por janë duke u gjurmuar edhe të tjera kontakte të afërta të të infektuarës së 12-të në Korçë, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco