Dalin rezultatet/ A është prekur stafi i Spitalit të Lezhës nga COVID-19?

Dalin rezultatet/ A është prekur stafi i Spitalit të Lezhës nga COVID-19?

17:36, 27/03/2020
A+ Aa A-

Dalin rezultatet e analizave për të gjithë stafin mjekësor të pavionit të Ortopedisë në Spitalin e Lezhës, i cili dyshohej se ishte prekur COVID-19, pasi një paciente rezultoi polizitive.

Sipas asaj që raporton gazetari i News 24, i gjithë personeli mjekësor ka rezultuar negative ndaj Koronavirusit.

Pavijoni i Ortopedisë u mbyll prej ditës së djeshme, menjëherë pas konfirmimit të një pacienteje me Koronavirus, ndërsa iu morën mostrat gjithë stafit mjekësor, i cili fatmirësisht nuk rezulton të jetë infektuar me virusin vdekjeprurës.

Deri tani, Shqipëria numëron 186 të prekur me COVID-19 dhe 8 viktima. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco