VIDEO/ Njerëzit pa bukë, shitësja merr vendimin ekstrem: Nuk u jap dot më me listë, kam falimentuar

VIDEO/ Njerëzit pa bukë, shitësja merr vendimin ekstrem: Nuk u jap dot më me listë, kam falimentuar

15:49, 27/03/2020

Komuniteti rom dhe egjyptian në Elbasan është ngritur sot në protestë pasi respektimi i thirrjes së autoriteteve për të qëndruar në shtëpi, si një masë për tu mbrojtu nga kovid 19-të  u ka krijuar vështirësi në sigurimin e mbijetesës.

Pjesa dërrmuese e komunitetit rom dhe egjyptian e sigurojnë mbijetesën duke mbledhur mbetje të riciklueshme, ose duke tregtuar. Mbyllja në shtëpi ka bërë që të mos kenë burim tjetër mbijetese. Në këto kushte kryefamiljarë dhe të moshuar kërkojnë ndihmë nga pushteti lokal, pasi sipas tyre rrezikojnë të vdesin nga uria, pasi edhe ushqimoret refuzojnë tu japin ushqim me listë, shkruan fax web.

“Nuk kemi asgjë për shtëpi, as detergjent asgjë, as buke”, shprehet një prej tyre.

Shitësja e lagjes konfirmon faktin se prej ditës së djeshme ka ndërmarrë aktin e rëndë të mos japë më ushqime me listë, pasi është drejt falimentimit. Gruaja thotë se borxhi i pambledhur është i pallogaritshëm, ndërsa thotë se nuk ka zgjidhje tjetër përballë situatës së krijuar.

“Banorët më kanë bllokuar, vetëm me lista, nuk jap dot më”, shprehet ajo.

Sot në Elbasan kanë protestuar edhe banorët e lagjes NSHU dhe pranë stacionit të trenit. Edhe apeli i tyre është i njëjtë, nuk kanë bukë për fëmijët, ndaj e kanë të pamundur të qëndrojnë brenda.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe bashkia Elbasan, nëpërmjet shefit të emergjencave Tauland Sinani. Ky i fundit ka theksuar se pushteti lokal ka shpërndarë 450 pako ushqimore vetëm  për komunitetin rom dhe egjyptian , ndërsa shton se lagjia e radhës që do të marrë vëmendje është ajo NSHU.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco