Infektohet mjekja kardiologe, nuk dihet ku e mori virusin...

Infektohet mjekja kardiologe, nuk dihet ku e mori virusin...

15:18, 27/03/2020
A+ Aa A-

Korça ka shënuar sot rastin e 12 me koronavirus. Burime për ABC News kanë njoftuar se ajo është një mjeke kardiologe nga ky qytet. Mjekja kardiologe është e moshës rreth 52 vjeç. Ajo është e vetëkarantinuar në banesën e saj në qytetin Korçë.

Dyshohet se mjekja është infektuar nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa ka shoqëruar një të sëmurë, por gjithashtu mjekja mund të jetë infektuar ndërsa ka patur nevojë për ndihmë mjekësore pasi ka patur shenja të gripit.

Dyshohet se mjekja ka patur kontakte të shumta me persona të tjerë gjatë kësaj kohe.

Në orët në vijim pritet që të qartësohet edhe fakti se si është infektuar mjekja nga koronavirusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco