Dy policë shqiptarë të Nju Jorkut i shpëtojnë jetën taksistit

Dy policë shqiptarë të Nju Jorkut i shpëtojnë jetën taksistit

13:41, 27/03/2020
A+ Aa A-

NEW YORK CITY: Kanë qenë dje dy oficerët shqiptarë të Policisë së New York-ut, oficer Djonbalaj-Burim Gjonbalaj dhe oficer Serani, të cilët u sinjalizuan nga salla e komandimit se një shofer taksie me një pasagjer kishte humbur ndjenjat.

Dy oficerët shqiptaro-amerikanë, kan ndërhyrë me masat e shpejta duke kryer CPR, metodën e ndihmës shpejtë nga eksperienca e tyre, duke ia rikthyer frymëmarrjen dhe sjellë në jetë personin e sëmurë, njofton gazetari Beqir Sina.

"Punë e shkëlqyer e shqipve" i urojnë shoqatës së tyre "NYPD Illyrian Society" që përfshin qindra shqiptaro-amerikanë të angazhuar në forcat e rendit dhe të drejtësisë, "gjitha të mirat" i shkruajnë në rrjetin social Facebook, shqiptarët.

Në policinë e Nju Jorkut shërbejnë rreth 250 shqiptarë, të cilët kanë edhe shoqatën e tyre të quajtur “Illyria Society”: Shoqata Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane.

Nderkohë, që në uniformat blu në New Jersey NJPD, thuhet se janë më shumë se 100 shqiptar pjestar të NJPD dhe që kanë Shoqatën e Zbatimi të Ligjit “Albanian American Law Enforcment” të Shtetit New Jersey

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco