Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Ndërron jetë 85-vjeçarja, viktima e 7 e COVID-19 në Shqipëri

Ndërron jetë 85-vjeçarja, viktima e 7 e COVID-19 në Shqipëri

23:04, 26/03/2020
A+ Aa A-

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana,  e cila ka mbërritur gjatë pasdites në Spitalin Infektiv, në gjendje të rëndë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në Spitalin Infektiv.

85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco