KLP miraton drejtuesit e përkohshëm të disa prokurorive, caktohet pozicioni për Arta Markun

KLP miraton drejtuesit e përkohshëm të disa prokurorive, caktohet pozicioni për Arta Markun

14:38, 26/03/2020
A+ Aa A-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar me anë të vendimeve qarkulluese shtatë projekt-akte në mbledhjen e tij, përkatësisht gjashtë caktime të përkohëshme dhe nje vendim për mbarimin e mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për z. Arben Dollapaj, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.

Kështu Arben Dyla, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë.

Kreshnik Ajazi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. 

Arta Marku, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ku do t? ushtroj? funksionin e Prokurorit  për një periudhë kohore nga data 01.04.2020–30.06.2020.

Alma Bramo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Rita Gjati, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Violeta Shkurta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, nga data 01.04.2020–30.06.2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco