Vetizolimi, Lleshaj: Ndëshkim më të ashpër shkelësve, askush nuk do të tolerohet

Vetizolimi, Lleshaj: Ndëshkim më të ashpër shkelësve, askush nuk do të tolerohet

14:00, 26/03/2020

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj iu drejtua me një mesazh qytetarëve sot në mesditë, duke iu kërkuar të qendronin në shtëpi pasi nuk kishte zgjidhje tjetër ndaj epidemisë së koronavirusit. Ndryshe, theksoi ministri, masat policore për ndëshkimin e shkelësve, do të jenë më të ashpra.

"Rreth 1200 qytetarë janë ndëshkuar me masë administrative 10 mijë lekë,- shkroi Lleshaj në Fb, -  pasi janë konstatuar nga shërbimet policore apo njoftuar përmes telefonatave në 112 ose Komisariatin Dixhital, duke lëvizur me këmbë apo biçikletë pa arsye a emergjencë.

E vetmja mënyrë për të shpëtuar veten e familjarët tuaj është të qëndroni në shtëpi. Nuk ka zgjidhje tjetër. Në të kundërt, masat policore për ndëshkimin e shkelësve, do të jenë më të ashpra e të forta. Askush nuk do të tolerohet."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco