Lajmi i fundit

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

Ndihmat ndahen në mënyrë selektive/ Kaos dhe dyndje në njësinë bashkiake nr.1, qytetarët kërkojnë bukë

Ndihmat ndahen në mënyrë selektive/ Kaos dhe dyndje në njësinë bashkiake nr.1, qytetarët kërkojnë bukë

12:31, 26/03/2020
A+ Aa A-

Uria dhe nevoja nuk i ka ndaluar banorët e njësisë bashkiake nr. 1 të grumbullohen përpara minibashkisë së kësaj njësie.

Banorët e kësaj njësie janë grumbulluar për të kërkuar ushqimet të cilat janë shpërndarë në formë ndihmash.

Siç raporton  ABC Neës qytetarët që janë grumbulluar, thanë se prej ditësh nuk kanë marrë ndihma, dhe ato që janë shpërndarë janë dhënë në mënyrë selektive.

Forca të policisë bashkiake janë mbledhur për të siguruar mbajtjen e distancës së qytetarëve si masë detyruese për parandalimin e përhapjes së pandemisë së Covid-19.

Prindër me fëmijë, qytetarë në moshë, të pastrehë dhe persona me aftësi të kufizuara, i janë drejtuar me tone të ashpra punonjësve të kësaj minibashkie.

Këta banorë pretendojnë se prej ditësh nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme, ndërkohë që gjatë raportimit drejtpërsëdrejti në ABC Neës të kësaj situate, punonjësit e bashkisë filluan të merrnin shënim emrat e banorëve që ishin aty.

Është  ende paqartë mënyra se si do të operohet në ndarjen e ushqimeve, se kush përfiton dhe çfarë përfiton nga kjo situatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco