Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Infektohen me koronavirus punonjësi i SHISH dhe bashkëshortja mësuese

Infektohen me koronavirus punonjësi i SHISH dhe bashkëshortja mësuese

11:49, 26/03/2020
A+ Aa A-

Situata po përshkallëzohet. Harta e të infektuarve është zgjeruar duke përfshirë edhe më tepër rrethe në vend.

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se kanë rezultuar të infektuar 28 persona të tjerë gjatë 24 orëve të fundit.

Në Tropojë kanë dalë pozitiv, çift bashkëshortesh të moshës 48-50 vjeç, nga qyteti i Bajram- Currit.

Ata janë banorë në lagjen “Partizani” të këtij qytet.

Burri që është infektuar nga Koronavirusi është punonjës i Shërbimit Informativ në Tropojë, ndërsa gruaja është arsimtare.

Abcnews.al shkruan se këtë njoftim e ka bërë të ditur Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhe Byberi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco