Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

'Dy persona të intubuar, viktima e mbrëmshme vuante nga...'

'Dy persona të intubuar, viktima e mbrëmshme vuante nga...'

11:36, 26/03/2020
A+ Aa A-

Ka shkuar në 73 numri i personave të shtruar aktualisht në shërbimin infektiv. Eugena Tomini nga ISHP, tha sot se prej tyre 3 raste jane ne terapi intensive, ndërsa 2 jane të intubuar, në gjendje kritike.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 103 testime.

“Deri në këto momente testuar 1144 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri”, tha Tomini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco