Koronavirusi/ Dyshohen dy raste në Elbasan, dy vëllezër u infektuan nga babai i tyre

Koronavirusi/ Dyshohen dy raste në Elbasan, dy vëllezër u infektuan nga babai i tyre

08:32, 26/03/2020
A+ Aa A-

Dy raste të reja dyshohet se janë regjistruar me koronavirus në qytetin e Elbasanit.

Bëhet fjalë për dy djemtë e 62-vjeçarit, i cili u identifikua si pozitiv gjatë ditës së djeshme, dhe që jetonte në lagjen Emin Matraxhiu.Djemtë janë të moshës 22 dhe 25 vjeç.

Ata ndodhen në gjendje shumë të mirë dhe nuk kanë shfaqur deri më tani shenja të sëmundjes.

Familja ndodhet e vetëkarantinuar në banesën e tyre, ndërkohë që burri është dërguar te infektivi .

Gruas i ishte bërë testi pasi kishte temperaturë, por fillimisht ka rezultuar negative, pritet që ti bëhet një test i dytë për të konfirmuar rastin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco